Google search engine
Home Sociale Çfarë do të ndodhë me shkollat? Komiteti Teknik i Ekspertëve zbulon strategjinë...

Çfarë do të ndodhë me shkollat? Komiteti Teknik i Ekspertëve zbulon strategjinë që do ndiqet: Nëse do të vazhdojmë në një situatë të tillë…

0
244

Ekspertët e Komitetit Teknik iu përgjigj sot interesit të gazetarëve se çfarë do të ndodhë me shkollat në shtator, referuar përhapjes së variantit Delta.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se gjithçka do të shihet në varësi të situatës, por sipas saj, situata nuk është më e rrezikuar se kur nuk kishte nisur vaksinimi.

Pyetje: Si do të trajtohen të infektuarit me Delta dhe çfarë do të bëhet me shkollat?

Mjeku epidemiolog, Dhimitër Kraja: Mënyra si virusi dëmton trupin, nuk ka ndryshuar, ka ndryshuar vetëm pjesa e jashtme. Nëse literatura botërore, nëse spitalet më të mira të botës, do të kenë modifikime të skemave apo të medikamenteve, sigurisht që do t’i përgjigjemi dhe ne në mënyrë korrekte e të saktë.

Mira Rakacolli: Nëse do të vazhdojmë me një situatë të tillë si sot, nuk ka asnjë arsye që shkollat të mos fillojnë. Nuk është njësoj situata si më parë, sepse më parë arsimtarët i kishim të pavaksinuar. Tashmë arsimtarët janë vaksinuar dhe shumica e prindërve apo gjyshërve të fëmijëve janë vaksinuar. Megjithatë, do të shikojmë si do të jetë situata epidemiologjike dhe në varësi të saj do të merret edhe vendimi për shkollat.

Albana Fico: 38% të rasteve e kemi nga ky grupim, ndërsa pjesa tjetër nuk kanë lidhje me udhëtimet jashtë vendit, por janë në Shqipëri. Pra, 62% e kemi brenda vendit, ndaj dhe është e domosdoshme të theksojmë se masat duhet të rimerren me shumë seriozitet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here