Debate për përbërjen e bordit të QKK/ Mevlan Shanaj: Nuk i zgjidhin dot të huajt problemet tona të dramaturgjisë

0
342

Përcaktimi i kritereve për personat që do të kenë të drejtë për t’u regjistruar dhe certifikuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, për të votuar dhe zgjedhur Këshillin Miratues të Projekteve dhe kriteret e kandidatëve për anëtarë të KMP ishin në qendër të takimit, që u zhvillua me kryetarët e shoqatave të kineastëve. QKK përfaqësohej në këtë takim nga kryetari Eduart Makri, etj, ndërsa në takim morën pjesë gjashtë kryetarë shoqatash. QKK në faqen e saj ka publikuar 7 pikat për të cilën është rënë dakord gjatë këtij takimi. Mes tyre dhe strukturën e Këshillit të Miratimit të Projekte apo bordi, që do të jetë me 3 anëtarë me shtetësi të huaj, si dhe 2 anëtarë me shtetësi shqiptare. Mevlan Shanaj, kryetar i shoqatës e kineastëve shqiptarë “LUMIERE” shprehet se nuk është dakord me formulën me të huajt në KMP. Në emër të shoqatës dhe si kryetar i saj, kineasti i njohur Mevlan Shanaj që ka shënuar voton kundër pikës 4, thotë se nuk mundet që të huajt të përzgjedhin problemet në dramaturgjinë tonë. “Unë i mbetem mendimit se ky propozim, që u hiqet e drejta shoqatave më duket ok, personalisht nuk jam dakord me formulën për të qenë të huajt në këshillin miratues të projekteve. Nuk mund të jenë të huajt ata, që do të përzgjedhin problemet tona të dramaturgjisë”, shprehet Shanaj, kryetar i shoqatës “LUMIERE”. Kryetarët e shoqatave të kineastëve, të cilët morën pjesë në takimin në QKK ishin Genc Përmeti, përfaqësues i shoqatës “Albanian Producers and Filmmakers Association”; Mevlan Shanaj, kryetar i shoqatës e kineastëve shqiptarë “LUMIERE”; Ndriçim Xhepa, kryetar i Shoqatës së Kineastëve Shqiptarë; Jonid Jorgji, kryetar i shoqatës së Kineastëve të Rinj- Belmond; Pluton Vasi, kryetar i shoqatës “Universal Albanian Cinema” dhe Sabina Kodra, kryetare e shoqatës “Albanian Woman in Audiovisual”.

Miratimet

Pas diskutime sipas QKK u ra dakord: 1- Të aplikohet procedura e propozuar nga QKK për zgjedhjen e KMP sipas parimit një anëtar një votë. 2-Të drejtën e votimit në procesin e përzgjedhjes së KMP me mandat ligjor ( shtator 2021- shtator 2023) ta kenë shtetasit shqiptarë që kanë kredite në filmat e metrazhit të gjatë të financuar nga QKK: a ) skenarist, b) regjisor, c) producent. 3-Të drejtën e votimit në procesin e përzgjedhjes të KMP me mandat ligjor ta kenë shtetasit shqiptarë që kanë kredite regjisor në filmat e animuar të financuar nga QKK. 4-KMP të ketë strukturë: a) 3 anëtarë me shtetësi të huaj, që duhet të plotësojnë kriteret: 1 anëtar të jetë regjisor, producent; 2 anëtarë të cilët duhet të jenë skenaristë; b) 2 anëtarë me shtetësi shqiptare, të cilët duhet të plotësojnë kriteret: një të jetë regjisor dhe një të jetë producent ose skenarist. 5-Të drejtën për të kandiduar si anëtar/ anëtare e KMP e kanë personat që plotësojnë kushtet apo i përafrohen më shumë kritereve, si të kenë realizuar jo më pak se 3 filma artistikë, nga të cilët të jenë pranuar në konkurrim zyrtar në një festival kompetitiv kategoria A, etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here