Disa ditë më parë në studion e emisionit “përputhen” në Top Channel ka ndodhur një debat dhe përplasje e fortë. Janë zbardhur prapaskenat e sherrit mes Aristelës dhe Princit.
- Blerimi dhe Princi qeshën, teksa ky i fundit po fliste për takimin me Aristelën dhe këtu nisi sherri. Aristela e acaruar i ofendoi duke agravuar situata.
Pas reklamës, mësohet se Princi i acaruar nga fjala e partnerës së saj në takim, hedh mikrofonin në tokë dhe del duke bërtitur nga skena.

Bora e acaruar i bën me dije se po thyen mikrofonin, por Princi nuk e ka dëgjuar dhe është larguar.
Po ashtu edhe të pranishëm nuk kanë qenë në dakord me sjelljen e tij.











































