Gjithçka për një shuplakë! Vrasja e bujshme në Elbasan, Artan Hoxha tregon si nisi konflikti i përgjakshëm mes familjeve Çaka-Mahmuti dhe si u shuan 7 veta pas sherrit në Barcelonë: Në varrimin e Everestit ishte personi që…

0
272

Gazetari Artan Hoxha ka treguar se zanafilla e konfliktit mes familjes Çaka dhe Mahmuti që deri më sot ka sjellë shtatë viktimë, ka nisur në vitin 2008.

I ftuar në “Opinion”, Hoxha tregoi të gjithë historinë teksa shtoi se gjithçka ka nisur për një shuplakë që Florenc Alikaj i ka dhënë vëllait të Everest Çakës, Alfonsit, në prezencë të shumë njerëzve të tjerë në Barcelonë. Kjo shuplakë ka nxitur hakmarrjen e Çakës, i cili i ka bërë pritë Alikajt për ta vrarë në momentin që ky i fundit ndodhej me Zenel Mahmutin (Nel Çamin), por nuk e ka vrarë dot.

Çaka e ka qëlluar me një plumb në dorë dhe më pas i është bllokuar arma. ‘Nel Çami” është kundërpërgjigjur dhe ka vrarë Alfon Çakën. Familja e tij të fundit nisi hakmarrjen dhe vrau familjen e Çamit në gjumë, ngjarje e ndodhur në vitin 2012.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here