Google search engine
Home Politike Patronazhistët, Meta në konferencë të jashtëzakonshme: SPAK duhet të kishte nisur hetimin

Patronazhistët, Meta në konferencë të jashtëzakonshme: SPAK duhet të kishte nisur hetimin

1
246

Presidenti i Republikës, Ilir Meta siç edhe paralajmëroi ka nisur konferencën e jashtëzakonshme.

“Nëse preket një votë e vetme t’i tregojmë vendin kësaj bande. U bënë 7 ditë që i kam kërkuar Prokurorisë të nisë hetimet për keqpërdorimin e të dhënave të qytetarëve nga PS. Pyetjet që ngrinte politikani gjermane dje, drejtuar kryeministrit për keqpërdorimin kriminal të dhënave janë pyetje që kërkojnë përgjigje. Këto pyetje dua t’ja bëj sërish SPAK i cili në këtë rast duhet të kishte hyrë në përdorim.

-Pyetjet e politikanit gjerman që dua t’i përsëris

Cila është procedura konkrete që ju drejtoni

-Nga janë marrë të dhënat dhe mbi ç’bazë ligjore është bërë ruajtja

-Cilët janë personat që kanë urdhëruar përpilimin e kësaj liste?

-Nëse janë marrë nga kontaktet derë më derë ku eksiton materiali shkrimor i qytetarëve që lejojnë dhe pranojnë me firmë marrjen e përdorimit të të dhënave.

-Nëse qytetarët nuk kanë dorëzuar të dhënat , nga janë marrë këto të dhëna.

-Në lista ka emra njerëzish që mbajnë detyrën e patronazhit, a janë pyetur?

-Kush janë personat që kanë pasur dijeni për këto komente dhe shënime dhe çfarë ndodh më pas me to?

-Në Republikës së Shqipërisë voto është e lirë dhe e fshehtë si përputhet ky parim madhor me faktin që në një statistikë është e shkruar preferenca e votës.

Meta gjithashtu deklaroi se mbrojtja e votës është vetë mbrojtja e Atdheut.

Drejtuar SPAK Presidenti kërkoi informacion në lidhje me krijimin e bazës së të dhënave.

1 COMMENT

  1. Ne fakt spak eshte vonuar teper ne nisjen e hetimeve. Po te kishte hetime nuk do na caje trapin sot ti e soji yt.

Leave a Reply to salehu Cancel reply

Please enter your comment!
Please enter your name here