Manastirliu jep njoftimin e rëndësishëm, tregon se kush janë personat që do të marrin në vijim vaksinën anti-Covid në Shqipëri: Filloi sot

0
231

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u shpreh se sot ka nisur vaksinimi i dializantëve dhe të personave që kanë kryer transplante.

Sipas saj, vaksinimi do të kryhet pranë qendrave të dializës në të gjithë vendin.

“Sot kemi filluar vaksinimin e dializantëve, janë më shumë se 1200 të cilët do të vaksinohen në të gjithë vendin. Kemi vendosur që vaksinimin e dializantëve, edhe për të ndjekur kushtet e sigurisë, edhe për të mundësuar vaksinimin e shpejtë të tyre, ta kryejmë pranë qendrave të dializës, qoftë në sistemin publik, qoftë në sistemin jo publik. Dhe gjithashtu fillojmë edhe vaksinimin e personave që kanë kryer transplant dhe sigurisht vaksinimi do të kryhet me përparësi për të gjithë ata individë, të cilët kanë sëmundje kronike të riakutizuara, sipas rekomandimeve mjekësore”, tha Manastirliu.

Manastirliu bëri me dije se deri tani janë vaksinuar mbi 190 mijë të moshuar. Duke ecur me këto ritme të shpejta të vaksinimit, Manastirliu nënvizoi se brenda muajit maj do të realizohet plani ambicioz për 500 mijë vaksinime në rang kombëtar.

Deri tani, në Shqipëri kanë mbërritur 396 560 doza vaksinash, ndërsa qeveria shqiptare ka siguruar deri tani përmes kontratave të ndryshme, mbi 2.1 milionë doza vaksine.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here