A do të ketë emra të rinj të zyrtarëve në ‘listën e zezë’/ Palmer tregon çfarë mund të ndodhë

0
238

Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Mattheë Palmer, në një intervistë për gazetarin Lutfi Dervishi foli edhe për formimin e Gjykatës së Lartë.

Pjesë nga intervista

Lutfi Dervishi: Pritshmëritë e publikut në Shqipëri për reformën në Drejtësi kanë qenë tejet të larta.

SHBA është investuar shumë për këtë reformë. Cilat janë pritshmëritë tuaja ndaj institucioneve të reja të sapo krijuara?

Mattheë Palmer: Besoj se është shumë inkurajuese që Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese janë krijuar tashmë. Duam me të vërtetë të shohim plotësimin e vendeve me gjyqtarë në këto institucione në mënyrë që të ofrohet cilësia më e lartë e mundshme e drejtësisë. Ne shohim institucionet e reja si Byron Kombëtare të Hetimit edhe SPAK si institucione që ofrojnë mundësi për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të krijuar transparencën dhe faktikisht llogaridhënien që kërkohet dhe meriton populli shqiptar. Kështu që në këtë proces të krijimit të forcimit të këtyre institucioneve dhe këtij kuadri institucional që është në bazë të qeverisjes së mirë dhe qeverisjes transparente dhe qeverisjes llogaridhënëse, SHBA -të do të punojnë shumë ngushtë me lidershipin në Shqipëri dhe me klasën politike dhe me publikun shqiptar që këto të gjitha të bëhen realitet.

Lutfi Dervishi: SHBA përdor një instrument efikas ndaj politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar; vendosjen e tyre në listën “e zezë”. A do të ketë emra të rinj në këtë listë për Shqipërinë?

Mattheë Palmer: Ne në një farë mënyrë nuk i parashikojmë vendimet për sanksionet, por ama jemi të ndërgjegjshëm ashtu sikur edhe shumë të tjerë janë të ndërgjegjshëm që këto janë instrumente të rëndësishme efikase dhe të fuqishme për të çuar përpara sundimin e ligjit dhe të kërkojmë llogaridhënie nga ata që kanë abuzuar me pozicionet politike. Nuk kemi qenë të druajtur nga përdorimi i këtij instrumenti në të shkuarën dhe normalisht që nuk do të druhemi ta përdorim atë në të ardhmen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here