Dendias telefonon Xhaçkën, zgjerimi me 12 milje në Joni i Greqisë

0
196

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka është telefonuar nga homologu i saj grek Nikos Dendias.

Lajmi bëhet i ditur nga ky i fundit përmes një postimi në Tvvitter, ku shkruan se diskutimet u fokusuan në marrëdhëniet dypalëshe.

“Kontaktova të emëruarën e re si Ministre të Punëve të Jashtme të Shqipërisë Olta Xhaçka së cilës i theksova vullnetin për të forcuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh në adresimin e sfidave të përbashkëta”, shkruan ai në “Tëitter”.

Greqia dhe Shqipëria kanë rënë dakord të referojnë çështjen e përcaktimit të zonave detare të Jonit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, në rast se nuk gjendet asnjë bazë e përbashkët në diskutimet e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here