Shuhet në moshën 84-vjeçare gjuhëtari Mehmet Çeliku

    0
    244

    Prof. Dr. Mehmet Çeliku gjuhëtar dhe studiues është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare.

    Profesori ka qenë rektor i Universitetit të Elbasanit dhe bashkëpunëtor i Akademisë së Shkencave. Ai ishte autor i mbi 200 teskteve gjuhësore, duke e konsideruar shqipen standarde si shenjë të qytëtërimit dhe shprehje të atdhetarizmit.

    Mehmet Çeliku u lind më 15 janar të vitit 1936 në qytetin e Elbasanit. Nga bankat e Normales do të vazhdonte Fakultetin Histori-Filologji në Tiranë në degën Gjuhë-Letërsi. Pas përfundimit me nota mjaft të mira vazhdoi studimet pasuniversitare si Kandidat i Shkencave me temë disertacioni “Gegërishtja Jugperëndimore”, docent në vitin 1984 me temë “Probleme të morfologjisë” për të vazhduar më pas shkallët në Doktor i Shkencave me temë disertacioni “Format e Pashtjelluara të foljes në gjuhën e sotme shqipe”.

    Në vitin 1994, Çeliku ka marrë titullin profesor me temën “Tipat e fjalive të thjeshta”. Në karrierën e tij profesionale, Mehmet Çeliku njeh disa stade nga bashkëpunëtor shkencor i Akademisë së Shkencave dhe të Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, në dialektolog, bashkëhartues i Gramatikës së Akademisë për vëllimin 2.

    Në fillimet e tij, Çeliku do të jepte mësim edhe në institutin dyvjeçar në Tiranë për të kaluar më pas nga viti 1973 e në vazhdim si pedagog i Universitetit të Elbasanit. Karriera nuk do të ndalej këtu pasi si Përgjegjës i Katedrës së Gjuhës, ai do të jepte një kontribut të theksuar për konsolidimin e disa degëve.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here