Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar një letër tetë partive më të mëdha në vend, për t’i kërkuar propozime për zonat ku do të implementohet teknologjia në zgjedhjet e 20201.
Projekti pilot për teknologjinë në zgjedhje (votimi dhe numërimi elektronik) do të zbatohet në 20% të zonave zgjedhore.
“Sistemet apo pajisjet e teknologjisë së informacionit, që do të përdoren në zgjedhje do të implementohen me projekte pilot, të cilat duhet të përfshijnë jo më shumë se 20% të zgjedhësve, duke filluar nga zgjedhjet e para, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. Pavarësisht nga ky rregull, në zgjedhjet e para për Kuvendin pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, identifikimi elektronik do të shtrihet në 100% të votuesve”, njofton KQZ.