Sulmi me armë ndaj efektivit të ‘Shqiponjave’ në Shkodër/ Flet vëllai i tij dhe zbardh gjithçka: Qëlluan 25 herë

0
202

Mbrëmjen e djeshme një sulm me armë u bë ndaj një punonjësi të Shqiponjave. Vlash Pjetri, vëllai i efektivit të Shqiponjave, lokali i të cilit u bë sulmi me armë zjarri ka deklaruar për mediat se ngjarja ka ndodhur një orë pasi lokali ishte mbyllur.

“Lokali kishte 1 orë që ka qenë i mbyllur. Kemi dëgjuar krisma dhe kemi dalë jashtë. Kemi pare lokalin qe është i demtuar. Pasi ka ardh grupi hetimor kemi konstatuar qe është automjeti i vëllait Alfredit qe punon me Shqiponjat është qëlluar. Mjeti ka qene ne oborr i parkuar. Nuk kemi konflikte me askënd. Përveç për shkak te detyrës se vëllait qe punon me shqiponjat. Ne lokal ështe qelluar 25 here”, u shpreh ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here