Greqi/ Arrestohen tre infermiere shqiptare në Janinë. Nuk zotëronin licencë për ushtrim profesioni

    0
    258

    Policia greke ka vënë në pranga  5 infermiere të huaja, mes të cilave tre shqiptare të cilat nuk kishin licencën për ushtrimin e profesionit në vendin fqinj.

    Mediat vendase bëjnë me dije se ndalimi i tre infermiereve nga Shqipëria dhe dy nga Bullgaria është bërë në spitalin publik të Janinës Haxhikosta, pasi pas kontrollit të ushtruar ato nuk kanë pasur dokumentacionin e duhur.

    Ndërkohë vijojnë hetimet për të zbuluar se si këto shtetase kishin arritur të punësoheshin në spitalin e Janinës pa pasur dokumentacionin përkatës.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here