Arrestohet 45-vjeçari, ushtroi dhunë fizike ndaj vajzës së mitur dhe goditi punonjësin e policisë

0
243

Një ngjarje e rëndë është shënuar në kryeqytet, ku një 45-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzë së tij të mitur dhe më pas ka goditur punonjësin e policisë.

Shtetasi A.K., është vënë nën prangat e policisë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij dhe për të shmangur shoqërimin e tij ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 45 vjeç, pasi në rrugën “Loni Ligori”, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij të mitur dhe për të shmangur shoqërimin e tij, ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here