Shpallet fituesi i festivalit të RTSH-së/ Ja kush është artistja që do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2021

    0
    283

    Anxhela Peristeri është shpallur fituese e festivalit kombëtar të Radio Televizionit Shqiptar. Me këngën “Karma”, Anxhela do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision në 18 deri 22 maj 2021 në Holandë.  Këngëtarja ka marrë 322 pikë nga votimi i 11 pjesëtarëve të jurisë së festivalit kombëtar të Radio Televizionit Shqiptar.

    Peristeri la pas  Viktor Tahiraj me këngën “Nënë” me 266 pikë dhe Gjergj Kaçinarin “Më jep jetë” me 245 pikë. Juria e përbërë nga Shefqet Aliu, Osman Mula, Spartak Tili, Erjon Sheme, Ruzhdi Keraj, Miron Kotani, Jaho Margjekaj, Kozma Dushi, Enver Shëngjergji, At Spiro Katundi dhe Rudolf Marku ndau për pjesëmarrësit edhe disa çmime që lidhen me garën muzikore të vitit, i cili këtë vit u zhvilluar “on-line”.

    Shpallet fituesi i festivalit të RTSH-së, ja kush është

    Juria pasi i degjoi audio të gjitha këngët e plota si dhe ridëgjoi live në piano të gjitha këngët të luajtura nga Genti Rushi vendosi:

    1.Çmimi i “Karieres”- I jepet kompozitorit Flamur Shehu per pjesmarrjen me te madhe si kompozitor ne Festival nder vite.

    2.Çmimi “Poezia me e mire” – I jepet z.Pandi Laco per tekstin e kenges “Peng” kenduar nga Davis Xherahu.

    3.Çmimi “Muzika me e mire” – i jepet dirigjentit Grid Kraja per kompozimin e kenges

    ” Valixhja e Kujtimit”

    4.Çmimi ” Orkestrimi me i mire”- I jepet kenges ” Vallja e jetes” kenduar nga Kastro Ziso.

    5.Çmimi I kritikes- I jepet kenges ” Nene” kenduar nga Viktor Tahiraj me muzike te Artur Dhamos.

    6.Çmimi ” Interpretimi me i mire”- pas debatesh te forta Juria vendosi te mos e shpalle tani per tani fituesin por me vone pasi te shohe dal vivo performancen ne Festival , pasi jane me pike te barabarta dy kengetare:

    1.Anxhela Peristeri

    2.Kamela Islamaj.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here