“Janë 8 ambulanca që po presin, nuk ka vende të lira”/ Gazetari tregon çfarë po ndodh te Infektivi

0
254

Gazetari Erjon Skëndaj është shprehur se nuk ka vende të lira në Infektiv dhe se qytetarët presin që të dalë dikush dhe të shtrohet tjetri, teksa tha se ka pacientë qëndrojnë në automjet për mbi një orë për një vend.

“Janë 8 ambulanca para Infektivit. Nuk ka vende të lira në Infektiv dhe presin që dikush të dalë dhe pacienti të shtrohet në spital. Ka pacientë që po qëndrojnë në automjet për mbi një orë për një vend. Ajo që kemi mësuar është fakti se në Spitalin COVID 3 nga burime jozyrtare mësohet se janë shtruar 12 persona. Me sa kam arritur të numëroj, nga ora 09:00 deri tani janë 20 urgjenca të mbërritura në Infektiv. 20 urgjenca, 8 i keni të stacionuara për mungesë të vendeve të lira,” tha gazetari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here