Komisioni i Ligjeve miraton marrëveshjen e Qeverisë shqiptare per blerjen e vaksinave me kompaninë GAVI

0
199

Komisioni i Ligjeve ka votuar sot me shumicë votash marrëveshjen e nënshkruar nga Qeveria shqiptare me kompaninë Gavi për blerjen e 1 milion e 140 mijë vaksinave për qytetarët shqiptarë, me një vlerë prej 3 miliona e 990 mijë dollarë.
“Miratohet me të gjitha votat e të pranishmëve ky projektligj.

Relatorja të bëj gati projektligjin dhe ta bëjmë gati për seancën e të enjtes”, tha kryetari i Komisionit Ulsi Manja. Tashmë, pritet që projektligji t’i shkojë Kuvendit ditën e enjte dhe të marrë dhe pëlqimin e ligjvënësve.

Sipas projektligjit, Shqipëria do të marrë 1, 140, 000 (një milion e njëqind e dyzet mijë) të vaksinës “COVAX Facility”, të kompanisë GAVI, të cilat mbulojnë 20 % të popullsisë. Qeveria shqiptare do paguajë fillismisht 3, 990, 000 (tre milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë mijë) dollarë amerikanë për këtë kontratë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here