Vrau në mes të Himarës biznesmenin Niko Goro/Rrëfehet autori: Më kishte premtuar 3 hyrje

0
210

Kliti Leka, autori i vrasjes së biznesmenit Niko Goro ka rrëfyer vrasjen e ndodhur të shtunën në Himarë. Ai ka deklaruar përpara trupit gjykues se ka marrë një makinë me qira për t’u larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pasi ka kryer krimin. 53-vjeçari ka shtuar se u fsheh por nuk bëri rezistencë ndaj policisë duke u dorëzuar menjëherë.

Bëhet me dije se Leka është shprehur se kishte një marrëveshje noteriale me Niko Goron për ndërtimin e një pallati në truallin rreth 2600 metra katrorë. Ai tha se kishin rënë dakord se pas ndërtimit të pallatit ai do të përfitonte tre hyrje.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 17 tetorit, në qendër të Himarës, pranë supermarketit të motrës së Goros.

Gjykata e Vlorës vendosi të lërë në burg Klitin Lekën ditën e sotme ndërkohë që ndaj rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here