Ndeshja Bajern Mynih-Atletiko Madrid e planifikuar për nesër në Ligën e Kampioneve, rrezikon të mos zhvillohet. Shkak për këtë bëhet Serzh Gnabri dhe një reuzltat testimi i COVID-19 që ka mbërritur dy orë me vonesë.
Të gjithë lojtarët dhe stafi i Bajernit i ishin nënshtruar testeve të COVID-19 gjatë ditës së martë dhe pritnin rezultatet e tyre, por gjatë pasdites skuadra doli në stërvitje pa marrë përgjigjen nga autoritetet përkatëse. Pas stërvitjes u mësua se Serzh Gnabri, një mesfushor fiks i formacionit të Flik, kishte rezultuar pozitiv ndaj COVID-19.
Klubi konfirmoi se lojtari kishte nisur menjëherë karantinën e detyrueshme, por ndërkohë ai kishte qenë në kontakt me pjesën tjetër të ekipit në stërvitje. Ndaj nuk dihet ende nëse ndeshja rmund të zhvillohet normalisht, pasi pritet vendimi i atutoriteve shëndetësore rajonale në Bavari. Nëse këta të fundit vendosin të fusin në karantinë të gjithë skuadrën e Bajern si masë parandaluese, bavarezët mund të rrezikojnë të dërgojnë ekipin e të rinjve në stadium për duelin, ose të mos marrin pjesë në ndeshje. /