Xhemi Shehu flet për largimin e saj nga ‘Portokallia’/Ndjekësit i kthehen keq: Vetë ike, nuk të hoqi njeri

0
93

Xhemi Shehu ka reaguar për largimin e saj nga “Portokallia”, duke publikuar sot një video nga spektakli i humorit.

Moderatorja shqiptare reagoi në prag të puntatës së parë të këtij sezoni, që nis sonte në mbrëmje me një tjetër moderatore, Eneda Tarifën.

Në videon e publikuar në Instagram, Xhemi shfaqet përkrah Salsano Rrapit dhe shprehet se ai është personi për të cilin do ta marrë më shumë malli pas largimit.

“Shuuumë suksese skuadrës ‘Portokalli’ sonte, do të më mungojë shumë puna me ju e sidomos me ty Salsano Rrapi”, shprehet moderatorja.

Ky postim është komentuar shumë nga ndjekës të Xhemit, të cilët shprehen se do t’i marrë malli për të. Por një tjetër ndjekës i shkruan moderatores së ishte zgjedhja e saj që të largohej nga Portokallia:

“Vetë u largove nuk të hoqi njeri”, i shkruan dikush, ndërsa Xhemi ia kthen:

“Edhe s’duhet të më mungojnë pse ika vetë kështu?!”!

Xhemi Shehu flet për largimin e saj nga 'Portokallia' dhe zbulon

Ende nuk i dimë planet e Xhemit për t’u rikthyer në ekran, por kohë më parë mikesha e saj Arbana Osmani tha se do të sigurohet që fansat e saj mos t’i marrë malli për të.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj