U kap duke transportuar me autobus 12 sirianë, arrestohet shoferi durrsak

0
42

Policia e Lezhës bën të ditur se ka arrestuar një 25-vjeçar i cili po transportonte me autobus 12 shtetas sirianë që kishin hyrë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme.

Sipas policisë ai është kapur në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të Milotit, duke transportuar me automjetin tip “Volkswagen”, 12 shtetas të huaj sirian duke i transportuar drejt Morinës.

NJOFTIMI I PLOTE

Parandalohet dhe goditet një tjetër tentativë për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

Arrestohet në flagrancë 25-vjeçari që transportonte me autobus 12 shtetas sirian, të cilët kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë në mënyrë të paligjshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 25 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të Milotit, duke transportuar me automjetin tip “Volkswagen”, 12 shtetas të huaj sirian që kishin hyrë në Republikën e Shqipërisë në mënyrë të paligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Leave a Reply