Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi: Mendova se mbarova me provimet, por paskam qenë aq gabim…

0
286

Ministrja e re e Arsimit Evis Kushi, deri tani deputete e Partisë Socialiste, ka ndarë një mesazh me ndjekësit në Facebook, teksa pritet nëse do të dekretohet nga Presidenti Ilir Meta.

Më herët sot Kushi është akuzuar për plagjiaturë të doktoraturës së saj.

Evis Kushi thekson se pas 5 vitesh arriti të përfundojë doktoraturën në “Stafforshire University” në Britaninë e Madhe, dhe sipas saj kishte menduar se kishte ‘mbaruar punë me provimet”.

Por propozimin e kryeministrit për të drejtuar ministrinë e Arsimit, Evis Kushi e ka quajtur “provimin më të vështirë”

“Ju falenderoj pamasë për mesazhet tuaja inkurajuese në këtë moment kaq sfidues për mua! Më keni gëzuar, por nuk më keni lehtësuar! Përkundrazi, mesazhet tuaja më bëjnë të ndjehem edhe më e ngarkuar se sa dje kur kryeministri më shprehu vendimin e tij, me barrën e kësaj përgjegjësie të jashtëzakonshme.

Kur mora doktoraturën në Stafforshire University në Britaninë e Madhe, pas pesë vitesh studime e vajtje ardhje mes Elbasanit dhe Stoke-on-Trent mendova se provimet për mua mbaruan.

Por paskam qenë aq gabim sa s’ka! Ky i tanishmi është një provim aq i vështirë sa nuk gjej fjalë ta shpreh! Uroj që të kem ndihmën tuaj dhe të kolegëve të mi të shumtë në botën universitare për t’ia dalë faqebardhë.

Do bëj gjithçka mundem që të nderoj Elbasanin tim, Partinë Socialiste dhe kryeministrin tonë dhe që kur të kthehem një ditë në auditor të kem respektin e të gjithë kolegëve të mi për atë që do të jem si drejtuese e arsimit. Një pedagoge dhe qytetare në shërbim të përulur ndaj komunitetit të madh të dijedhënësve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here