Alarm në Spitalin e Elbasanit/ Konfirmohet me Covid-19 mjeku i njohur

0
446

Një mjek kirurg urolog është konfirmuar me covid-19 në Spitalin e Elbasanit.

Mësohet se kirurgu Ilir Ibrushi gjatë kohës që ka qenë i infektuar ka kryer disa ndërhyrje kirurgjikale, dhe vizita të shumta tek pacientët.

Gjithashtu nuk ka të dhëna se ku mund të jetë infektuar mjeku.

Ndërkohë Covid-19 ka prekur edhe administratën e Drejtorisë së Qendrës Spitalore ku e infektuar është punonjësja sociale e kësaj drejtorie.

Ndërsa disa ditë më parë u raportua se ishte infektuar bashkëshorti i saj. Sakaq mësohet se punonjësja sociale po merr trajtimin e duhur në banesë, ndërsa bashkëshorti është dërguar në Spitalin Infektiv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here