Deklarimi i pasurisë, ILDKPKI gjobit 15 zyrtarë

0
49

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave bëri me dije se arkëtoi 15 gjoba të vendosura ndaj zyrtarëve për shkak se nuk kanë respektuar kërkesat e ligjit.

Shuma e përgjithshme e gjobave të arkëtuara në 4 mujorin e parë të vitit ishte mbi 1 .6 milionë lekë. referuar raportit të ILDKPKI të paktën tre prej gjobave janë paguar në mënyrë vullnetare nga ana e zyrtarëve me një shumë prej 600 mijë lekësh në total ndërsa pjesa tjetër që përbën edhe shumicën është arkëtuar me forcë nga përmbarimi.

“Ekzekutimi i detyrueshëm nga Zyrat e Përmbarimit të rretheve për gjobat e vendosura për rastet e shkeljes së detyrimeve ligjore si dhe vendimeve gjyqësore që kanë marrë formë të prerë. Për këtë periudhë janë ekzekutuar tërësisht gjithsej 12 raste në vlerën 1.08 milion lekë. Gjithsej të ardhurat e arkëtuara për 4 mujorin e parë të vitit 2020 janë në vlerën 1.68 milionë lekë” thuhet në raportimin e ILDKPKI.

Për vitin 2020 ILDKPKI ka në dispozicion të saj një buxhet prej 154 milionë lekë dhe që mbulon kryesisht fondin e pagave me një vlerë të parashikuar prej 103 milionë lekë për të kaluar tek sigurimet shoqërore me 15 milionë lekë dhe ato operative me 33 milionë lekë. më pas vijnë investimet 2 milionë lekë dhe transferimet korrente 390 milionë lekë.

Në raportin tij institucioni bën një renditje të investimeve të kryera si dhe ecurisë së projekteve duke sjellë në vëmendje se në disa raste ka qenë i pamundur çuarja deri në fund e tyre për shkak të situatës se pandemisë. Gjatë periudhës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore nga ana e qeverisë u ndaluan të gjitha procedurat e prokurimit që nuk kishin të bënin drejtpërdrejt me COVID-19.

Në atë kohë edhe vetë ILDKPKI për shkak të situatës së pandemisë bëri m dije se deklamimi që kanë si detyrim zyrtarët do të shtyhej deri më datë 1 qershor ndërsa autoritetet përgjegjëse, kishin kohë për të mbledhur dhe dorëzuar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, deklaratat e interesave privatë, brenda datës 15 qershor 2020.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj