Greqia shtyn masat kufizuese me Shqipërinë/Ja deri kur do vazhdojë të jetë i mbyllur kufiri

0
304

Greqia ka vendosur që të shtyjë edhe për 14 ditë masat kufizuese të vendosura për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Deri në datën 15 shtator do të vazhdojnë të jenë të mbyllura kufijtë me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut.

Mbeten në fuqi kufizimet në numrin e udhëtarëve nga pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshtocës (750 persona në ditë Kakavija dhe 300 Kapshtica)

Mbetet në fuqi karantinimi 7 ditor për personat që hynë në vend nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Mbetet në fuqi detyrimi për te treguar test pcr negativ i kryer brenda 72 orëve nga hyrja në Greqi.

Gjithashtu mbetet në fuqi ndalimi për hyrjen e turistëve nga Shqipëria deri në datën 15 shtator.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here