“Mësimi do të realizohet në dy formate”/ Kthimi i nxënësve në shkollë në shtator: MASR tregon skenaret paraprak

0
381

Ministrja e Arsimit Besa Shahini ditën e sotme mbajti një konferencë për mediat për vendimet që do merren në nisjen e vitit të ri shkollor. Ministrja Shahini ka sqaruar sot se nga shtatori, mësimi do të realizohet në dy formate, fizikisht në klasa edhe online.

Sipas Shahinit, po përgatitet një platformë e re online që do lehtësojë krijimin e klasave virtuale.

 “Kanali RTSH shkolla do të vazhdojë të punojë edhe gjatë verës, që në shtator të jetë tërësisht gati”, tha Shahini.

Masat për COVID-19, u shpreh Shahini do të sjellin një ndryshim edhe tek arsimi parauniversitar. Shahini gjithashtu tha se nga e hëna ka nisur edhe shpërndarja e diplomave për maturantët, ndërsa në maturën e vitit 2021 do të ketë edhe risi. Problem tha ajo, “mbetet nota fiktive në gjimnaze”.

Dhënia e librave falas do të vazhdojë këtë vit duke përfshirë edhe nxënësit e klasave të gjashta dhe të shtata, kurse vitin tjetër mësimor 2021-2022 synimi është të ofrohen falas edhe librat e klasës së tetë dhe të nëntë, pra të të gjithë ciklit të arsimit të detyrueshëm.

Shkollat do të hapin dyert më 14 shtator, ndërsa ende nuk është përcaktuar mënyra se si do të përshtatet rregullorja e institucioneve arsimore pas situatës me pandeminë që është përshkallëzuar edhe më tej që nga marsi.

Cikli 9-vjeçar, mësimet do t’i përfundojë më 8 qershor të 2021-it dhe nxënësit e klasave të nënta do t’u nënshtrohen provimeve të lirimit nga 9 qershori deri në 30 qershor.

Gjimnazet fillojnë mësimet njësoj si cikli i arsimit bazë por i mbyllin më vonë, në 15 qershor. Ndërsa matura do t’i zhvillojë provimet në periudhën nga 2 qershori deri në 30 qershor të 2021-it.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here