Merret vendimi/ Nga sot tamponët për koronavirusin jo vetëm në laboratorin e ISHP

0
290

Deri më tani tamponët janë kryer vetëm në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP). Nga sot e tutje tamponët që tregojnë nëse je prekur apo jo nga koronavirusi do të zhvillohen tashmë edhe në laboratorin e mikrobiologjisë, në Qendrën Spitalore Universitare.

Por në këtë laborator do të kenë mundësi të kryejnë tamponin vetëm pacientët që duhet të lënë ambientet e QSUT-së. Kjo, për të të parandaluar një përhapje të mundshme të virusit, i cili ka shfaqur shumë raste edhe në QSUT.

Po kështu tamponin në laboratorin e QSUT do ta kryejnë edhe pacientët e prekur nga koronavirusi, por që duhet të lënë ambientet e Shërbimit Infektiv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here