Dyshoheshin se ishin prekur nga koronavirusi, dalin përgjigjet e analizave për 7 mjekët e Urgjencës së Pukës, ja si rezultuan

0
254

Kanë dalë përgjigjet e analizave për COVID-19 të 7 punonjësve të Shërbimit të Urgjencës Pukë.

Punonjësit e Urgjencës ishin karantinuar dhe kishin kryer testin për koronavirus, që fatmirësisht ka rezultuar negativ.

Lajmin e ka bërë të ditur Bashkia Pukë në rrjetet sociale, duke dhënë lajmin e mirë, me punonjësit që pritet t’i rikthehen punës së tyre në ‘luftën’ me COVID-19.

“Mirmengjes me këtë lajm fantastik

Autoritetet e Shëndetit Publik në Pukë sapo na kanë konfirmuar lajmin e mirë se asnjë nga shtatë punonjësit e Shërbimit të Urgjencës ne Pukë, që u karantinuan nuk është prekur nga COVID-19.

Pas analizave të kryera kanë rezultuar COVID-Negativ.

Faleminderit ZOT! Bashkë mund t’ja dalim!”, shkruhet në njoftimin e Bashkisë Pukë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here