Lombardia ishte rajoni i parë në Itali ku shpërthyen rastet e para me koronavirus. Të dhënat e përditësuara flasin për 7280 të prekur, pozitivë në testin Covid-19, 1489 më shumë se një ditë më parë.
Njoftimi u bë nga përfaqësuesi i rajonit të Lombardisë, Giulio Gallera, në një shfaqje direkte në “Facebook”.
Lombardia tashmë është shndërruar në vatrën më të madhe të përhapjes së Covid-19, jo vetëm në Itali, por edhe në Europë.
































