Dalin detaje për rrëzimin e avionit malajzian, ngjarje që vijon ende të mbulohet me mister edhe pas 6 vjetësh

0
403

Ish-kryeministri australian, Tony Abbott deklaroi se zyrtarë malajzianë të nivelit të lartë besojnë se avioni MH370 është rrëzuar qëllimisht nga piloti, në një vrasje masive-vetëvrasje.

Avioni i “Malaysia Airlines”, i linjës Kuala Lumpur-Pekin, me 239 persona në bord, u zhduk nga radarët më 8 mars 2014. Kërkimet për të përfunduan pa sukses në janar 2017.

Ende nuk është nxjerrë një raport përfundimtar, duke i lënë të afërmit e viktimave të zemëruar dhe të zhgënjyer.

Vjen dhe reagimi nga Malajzia. “Asnjëherë s’e kemi hedhur poshtë mundësinë që avioni të jetë rrëzuar nga piloti kamikaz”, -deklaroi ish-kryeministri Najib Razak, pas deklaratës së Abbott.

Najib tha për “Free Malasya Today” se zyrtarët e vendit të tij kanë shqyrtuar një skenar të tillë gjatë hetimeve, por që vendosën mos t’i bëjnë publike qëndrimet e tyre.

“Do të konsiderohej e padrejtë dhe e papërgjegjshme, pasi që kutitë e zeza dhe regjistrimet audio nga kabina e pilotit nuk janë gjetur, dhe bazuar në këtë nuk ka pasur kurrfarë dëshmie nëse ka qenë përgjegjësi e pilotit apo diçka tjetër. Sërish më duhet ta theksoj se ky skenar i mundshëm asnjëherë nuk është hedhur poshtë gjatë hetimeve”, ka shtuar Najib.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here