Koronavirusi po merr përmasa të frikshme/ Koreja e Veriut merr vendimin ekstrem ndaj zyrtarit që shmangu karantinën

0
360

Mediat koreanojugore raportojnë se një zyrtar i lartë i tregtisë në Korenë e Veriut u ekzekutua nga autoritetet pasi shkoi në një banjo publike në vend që të qëndronte në karantinë, pas vizitës që zhvilloi në Kinë.

Sipas gazetës “Dong-a Ilbo”, zyrtari i lartë u arrestua dhe qëllua menjëherë pasi sipas autoriteteve koreanoveriore rrezikoi të përhapte koronavirusin duke vizituar banjat termike.

Zyrtari i tregtisë ishte vendosur në izolim pas vizitës në Kinë, kjo edhe pse lideri Kim Jong Un ka vendosur masa të forta sigurie, pas përhapjes së virusit, raporton A2.

Koreja e Veriut ende nuk ka konfirmuar asnjë rast të prekur nga koronavirusi dhe ka marrë masa drastike për të penguar përhapjen e tij në kufi me Kinën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here