“Ai më tradhtoi”, moderatorja e njohur shqiptare habit me veprimin që bëri pas kësaj

0
384

Moderatorja e njohur Fjodora Fjora ka dhënë së fundmi një intervistë për “Glamour Zone” ku si rrallëherë ka zbuluar të reja nga jeta private.

E pyetur nga moderatorja Ester Bylyku nëse ka pasur në jetën e saj ndonjë lidhje që ka përfunduar për shkak të tradhtisë, Fjodora u shpreh se tradhtia është e mbivlerësuar dhe sipas saj është shumë njerëzore.

“Ai më tradhtoi”, moderatorja e njohur shqiptare habit me

“Mund të ketë pasur situata brenda ose përgjatë lidhjes por nuk ka qenë ajo shkaku padyshim. Unë jam njeri që di të pranoj dhe di të kuptoj që kjo puna e tradhtisë është e mbivlerësuar. Unë mendoj se kjo është shumë njerëzore. Ka gjëra të mira te njerëzit dhe unë mendoj se nëse je gati për ta kapërcyer këtë gjë brenda vetes, nëse njeriun që ke aty e do dhe thjesht e do, duhet të dish të tolerosh, të kuptosh se ndoshta nuk ka qenë faji vetëm i tij por mund të ketë qenë dhe faji jot. Ka momente në jetën tonë kur bëhemi të pavëmendshëm, ku hyjmë në cikle të tjera, nuk mund ta gjej fiks tani këtë momentin, sepse kjo gjë që më ka ndodhur ka shumë kohë por dua të theksoj faktin se tradhtia është e mbivlerësuar”, u shpreh ajo.

Më pas Fjodora ka pohuar se është tradhtuar në një lidhje, por nuk është bërë shkak që marrëdhënia të merrte fund, pasi e ka falur nga dashuria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here