SPAK ka marrë në hetim dosjen e ish kryebashkiakes së Gjirokastrës, Zamira Rami.Ajo akuzohet për shpërdorim detyre pasi ka prishur disa banesa pa vendim gjykate.
Zamira Rami ka drejtuar Bashkinë e Gjirokastrës nën logon e LSI dhe gjatë kësaj kohe ka dhënë urdhër për prishjen e disa objekteve pa patur një vendim nga organet kompetente.
Në vitin 2019 është denoncuar në prokurori nga dy qytetarë gjirokastritë për shkelje ligjore pasi u ka prishur garazhin.
Gjithashtu Zamira Rami u akuzua nga kryetari i ri i Bashkisë së Gjirokastrës Flamur Golemi për abuzime me fondet, sepse sipas tij ish kryetarja e bashkisë ka firmosur disa kontrata miliona lekë kur ishte në fund të mandatit.
SPAK pritet të shqyrtojë dosjen dhe të marrë vendim.