Greqia ka zgjedhur Presidenten e re, e para grua në historinë e Greqisë.
Do të jetë Ekaterini Sakelaropulu që do të mbajë postin e Presidentes.
64 vjeçarja me profesion gjyqtare është zgjedhur në postin e lartë drejtues ditën e sotme, pas nominimit të saj nga Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.
Presidentja e re mori 261 vota pro, 61 më shumë se kërkon Kushtetuta, dhe 33 vota u abstenuan.