Google search engine
Home Sociale “20 jashtë, 50 në hotel”, publikohet skandali, seks në ambient të hapur...

“20 jashtë, 50 në hotel”, publikohet skandali, seks në ambient të hapur në qendër të Tiranës

0
497

Prostitucioni i rrugës edhe pse i jashtëligjshëm është një fenomen shumë problematik në vendin tonë. Kamera fshehtë e “Stop” tregoi këtë të martë disa raste se si gra dhe vajza shesin trupin e tyre në këmbim të parave.

Fillimisht “Stop” tregoi situatën me gratë dhe vajzat në rrethrrotullimin e Rrogozhinës. Por jo vetëm kaq, emisioni investigativ solli këtë të martë pamje të punonjëseve të seksit në qendër të Tiranës, në bulevardin “Zogu i Parë”.

Madje prostitutat, në disa raste edhe transvestitë, thonë se mund të kryejnë raporte seksuale edhe pas Muzeut Historik Kombëtar, një zonë publike dhe shumë e lëvizur nga qytetarët.

Raporti ndodh në rrugë ose në hotel dhe kjo varet nga kërkesat e klientëve ose buxheti i tyre.

Qytetari: Të bëj një pyetje? Punon kështu?

Prostituta 3: Po!

Qytetari: Me sa?

Prostituta 3: 50!

Qytetari: Si 50? Një orë?

Prostituta 3: Gjysmë ore!

Qytetari: Ku rri? Ku? Në ça hoteli?

Prostituta 3: Këtu afër!

Qytetari: Sa vjeçe je? Je noi çik e mirë?

Prostituta 3: Tashi, provoje!

Qytetari: Po tani, mos të harxhojmë lekë kot!

Prostituta 3: Jo, provoje ti!

Qytetari: Më pak s’bëhet?

Prostituta 3:  Ncuq! Hë, do të vish?

Qytetari: Po e ke shtrenjtë më!

Prostituta 3: Do hoteli, do dhe hoteli ore, si?

Qytetari: Hë?

Prostituta 3: Do dhe hoteli.

Qytetari: Hotelin e paguan ti?

Prostituta 3: Po!

Qytetari: Domethënë 50 mijë lekë, paguan dhe hotelin ti?

Prostituta 3: Po! Hë?

Qytetari: Ja, ta mendoj! 


Prostituta e radhës tregon që përveç hotelit, marrëdhënien seksuale mund ta kryejnë edhe në ambient të hapur tek Muzeu Historik.

Prostituta 4: Hë, ça po bën?

Qytetari: Na ke zënë rrugën, hë!

Prostituta 4: Jo, more vëlla! Kalo! Rruga është e të gjithëve. Ça bën ti?

Qytetari: Si je ti?

Prostituta 4: Hiç mirë për Zotin! Ja vërdallë!

Qytetari: Shyqyr!

Prostituta 4: Hajt mo, mirë!

Qytetari: Hiç moj, ja ndonjë xhiro vërdallë, kështu…

Qytetari: Ndonjë punë apo?

Prostituta 4: Po po, punë këtu.

Qytetari: Ça pune?

Prostituta 4:  Tani e do troç ti? Tashti kuptoje vetë!

Qytetari: Po troç moj! Pse ça ka?

Prostituta 4: Po qxxxxx shpirti!

Qytetari: Edhe njëherë!

Prostituta 4: Për qxxxx zemër!

Qytetari: Sa lekë e ke ti?

Prostituta 4: Ku në hotel, apo jashtë?

Qytetari: Hë?

Prostituta 4: Në hotel, apo jashtë?

Qytetari: Po ku di gjë unë, ku?

Prostituta 4: 20 jashtë, 50 në hotel!

Qytetari: Shumë është 50 mijë lekë. Po hotelin e paguan ti, apo e paguaj unë?

Prostituta 4: E paguan ti. E kupto? Rri një prishje, dy prishje. E kupto? Sa të mundesh ti. Kaq! Po deshe, hajde shkojmë!

Qytetari: Po jashtë? Ku i bie jashtë?

Prostituta 4: Andej poshtë mo nga Muzeu. A më kupton?

Qytetari: Ja do dal ndonjë xhiro kështu…

Prostituta 4: Epo mirë, mirë.

Qytetari: Hajt, punë të mbarë!

Qytetari: Si je?

Prostituta 5: Hiç ja!

Qytetari: Po punon më?

Prostituta 5: Po!

Qytetari: Sa e ke?

Prostituta 5: Ku e do ti jashtë, apo në hotel?

Qytetari: Hë?

Prostituta 5: Ku e do jashtë, apo në hotel?

Qytetari: Në hotel!

Prostituta 5: Në hotel 40.

Qytetari: Sa vjeçe je ti? Sa vjeçe je?

Prostituta 5: 20!

Qytetari:  20 je? 20, apo më pak?

Prostituta 5: 20!

Qytetari: Se më dukesh më pak.

Prostituta 5: Se unë më pak nuk jam, se jam e shkurtër vetë

Qytetari: Hë, hë, ok!

Qytetari: 40 mijë lekë? Po hotelin e paguan ti?

Prostituta 5: Jo, ti e paguan edhe hotelin.

Qytetari: Edhe sa është hoteli?

Prostituta 5: 10!

Qytetari: Ku në ça hoteli?

Prostituta 5: Ja, aty është!

Qytetari: Si e ka emrin?

Prostituta 5: Ja mo këtu te Dafina.

Qytetari: Po di ti ndonjë çikë, apo… vetëm të rrimë një orë, apo ça? Si e ke?

Prostituta 5: O vëlla! A do rrimë për qejfin tënd?

Qytetari: Eee pra…

Prostituta 5: Hë, pra!

Qytetari: Ti do rrish një orë, a si e ke?

Prostituta 5: Po një orë, pra!

Qytetari: S’ka problem! Ja kalofsh mirë! Natën!


Në Bulevardin “Zogu i Parë” gjenden edhe transvestitë, të cilët ofrojnë gjithashtu seks në këmbim të parave në hotel ose në ambiente publike.

Qytetari: Doni cigare?

Prostituta 6: Eeee…

Qytetari: S’ke cigare ti?

Prostituta 6: Jo!

Qytetari: Një kam dhe unë, po hajt! Na mere!

Prostituta 6: Ahhh po ti? Na!

Qytetari: Po ti?

Prostituta 6: Unë nuk pi!

Qytetari: Si kaloni njëherë?

Prostituta 6: Mirë

Qytetari: Mirë keni qenë?

Prostituta 6: Mirë!

Prostituta 7: A ke ndonjë mendje për seks?

Qytetari: Sa e ke ti?

Prostituta 7: Tashi jashtë, apo në hotel?

Qytetari: Hë?

Prostituta 7: Ku do jashtë, apo në hotel?

Qytetari: Po jashtë është ftohtë!

Prostituta 7: Mirë! 50 mijë lekë!

Qytetari: Në hotel! Po ça i bie 50 në hotel. Ku është hoteli njëherë? Është larg?

Prostituta 7: Ja është këtu afër, te kryqëzimi këtu.

Qytetari: Edhe ça vetëm një të prishme, apo të rrimë nja një orë, a si e kini?

Prostituta 7: Do rrimë një orë!

Qytetari: Një orë?

Prostituta 7: Po!

Qytetari: Po ti?

Prostituta 6: Edhe unë kaq e kam.

Qytetari: Hë?

Prostituta 6: Edhe unë kaq!

Qytetari: 50?

Prostituta 6: Po!

Qytetari: Po shumë është 50.

Prostituta 7: Po tashi do paguajmë hotelin, të gjitha.

Qytetari: E paguan ti hotelin?

Prostituta 7: Po!

Qytetari: Po sa është hoteli?

Prostituta 7: 15!

Qytetari: 15? S’ka me 10-të këtu?

Prostituta 7: S’ka!

Qytetari: Hë?

Prostituta 7: Ncuq!

Prostituta 6: Hë! Zgjidh e merr!

Qytetari: Rrofshi, rrofshi!

Prostituta 6: Hë, si do bëjmë?

Qytetari: Jam në dilemë pra, po është çikë shtrenjtë, them unë. Domethënë, i bie të rrimë një orë?

Prostituta 7: Një orë, një orë e gjysmë, po u kënaqëm te seksi, mund të rrimë edhe dy orë, nuk është problem.

Qytetari: Nejse, po dal ndonjë xhiro unë.

Prostituta 7: Dil shpirt, dil!

“Tejet e vështirë për ta transmetuar, e lehtë për ta gjetur në mes të Tiranës. E gjetëm ne se 5-6 veta ne, denoncimet e prindërve që kalojnë andej dhe që shohin skena të turpshme e nuk dinë çfarë t’i thonë fëmijëve. Është turp i madh. Sot ka në shkollë edukatë seksuale, por është tjetër qasje me atë që mësohet nëpër shkolla. Thirrini mendjes se është turp”, tha drejtuesi i emisionit Saimir Kodra. /tvklan.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here