Tymi australian rrezikon Europën, NASA zbulon dukurinë nga e cila do të preket edhe Shqipëria

0
346

NASA ka ngritur alarmin se tymi i zjarreve në Australi së shpejti do të bëjë xhiron e botës.

Erërat e forta e kanë shtyrë tymin drejt Oqeanit Paqësor dhe po vijnë drejt Europës, duke arritur edhe në vendin tonë.

Mijëra pyje janë djegur në Australi duke shkaktuar 28 viktima në njerëz, shkatërruar mbi 2000 banesa dhe duke vrarë mbi 500 milionë gjallesa të tjera.

Intensiteti i zjarreve është favorizuar edhe nga ngrohja globale, me tymin që ka arritur deri në stratosferë, në një lartësi prej 17.7 kilometër.

Në Amerikën Jugore dhe Zelandën e Re tymi ka ndryshuar ngjyrën e qiellit, duke shkaktuar edhe ndotjen e ajrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here