Rrëzohet avioni më i avancuar luftarak rus gjatë fluturimit stërvitor

0
339

Zyrtarët rusë njoftuan se një aeroplan luftarak i llojit “Su-57” u rrëzua afër qytetit Komsomolsk, në skajin lindor të Rusisë, gjatë një fluturimi trajnues.

 Piloti u leshua para rrezimit. Ky ishte aksidenti i parë ku përfshihet një aeroplan i këtij modeli. Shkaku i rrëzimit të aeroplanit ende nuk dihet. Sidoqoftë, sipas të dhënave preliminare, aksidenti ndodhi si pasojë e një problemi teknik në sistemin e kontrollit. Ky aeroplan ishte ngritur për herë të parë në qiell në janarin e vitit 2010. Ai është pajisje e avancuar fluturuese që mund të bartë pajisje dhe armë të sofistikuara. Aeroplani është dizajnuar dhe prodhuar nga kompania “Sukhoi” dhe paraqet rivalitet për aeroplanin luftarak amerikan të tipit “F-22 Raptor” 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here