Vajza e cila është kapur nga policia duke kryer marrëdhënie seksuale në grup bashkë me Hermes Nikaj të njohur si Zogu i Tiranës dhe 47-vjeçarin nga Laçi me iniciale A.GJ ka rrëfyer para organeve të policisë se si ishte bërë pjesë e kësaj skeme prostitucioni. E reja me iniciale D.M. ka treguar se mbante mend edhe tre raste të tjera ku kishte kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të parave, duke treguar me emër edhe klientët të cilët siç është shprehur ajo i kishte njohur nga Zogu i Tiranës. Ajo ka treguar se në një nga këto tre raste ka shkuar deri në Maqedoni për të takuar një klient. Vajza rrëfyer në polici historinë e saj të trishtë. Ajo ka treguar se babai i saj i kishte vrarë nënën duke e lënë të vetme. Tashmë po hetohet në gjendje të lirë nga Prokuroria e Tiranës, lidhur me këtë skemë prostitucioni.