Punësonte femra si parukiere dhe më pas i rekrutonte për prostitucion, kush është mikesha e “Zogut të Tiranës” që u arrestua dy javë më parë (Çfarë ka deklaruar në Polici?)

0
1094

Pronarja e një qendre estetike në Tiranë, e quajtur Anjeza Bena ka dhënë dëshminë e saj pasi u arrestua dy javë më parë si pjesë e rrjetit të prostitucionit që u godit nga operacioni “YOUR TURN”.Siç thuhej në njoftimin e policisë, e cila e ka identifikuar të arrestuarën me iniciale, “A. B., nëpërmjet qendrës së saj estetike fillimisht punësonte femra si kursante ose si parukiere dhe më pas i rekrutonte ato për prostitucion duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 500 deri në 700 Euro nata”.

Anjeza Bena është arrestuar në aksionin e policisë zhvilluar më datë 09.11.2019.

“Në kuadër të këtij operacioni më datë 09.11.2019, janë arrestuar në flagrancë edhe shtetasit: A. B., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”. A. N., 43 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Kanada, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.” tha Policia.

Në operacionin ku ra në pranga edhe Hermes Nikaj, policia bëri me dije se “nga hetimet e deritanishme të kryera nga rezulton se shtetasi H. N., siguronte femra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion, duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë”.

Në dëshminë e saj në polici, pronarja e qendrës estetike ka deklaruar, se vajzën të cilën dyshohet se e përdornin për prostitucion e ka mikeshë prej vitesh.

Mësohet se Anjeza Bena është lënë nga gjykata në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here