Britanikët nisin tentativat për të zbuluar paratë e pista, OJF-të trajnohen nga ekspertë për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit

0
300

Parandalimi i pastrimit të parave dhe financimi i terrorizmit janë kthyer në dy nga çështjet më kryesore financiare në sistemin e sotshëm shqiptar. Gazeta e ka deklaruar se shumë pushtetarë të korruptuar kanë fshehur paratë jashtë vendit, njëri prej të cilëve është edhe Britania. Për këtë arsye britanikët kanë nisur tentativat për të zbuluar paratë e pista. Kjo u bë e ditur ditën e djeshme nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e cila ka njoftuar se në kuadër të nismës për të luftuar këto dy fenomene mjaft të rrezikshme, ka kryer një trajnim të plotë me 35 përfaqësues të Organizatave Jo-Fitimprurëse. Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, Drejtoria e Tatimeve njoftoi se udhëheqësi i trajnimit ka qenë eksperti britanik z.Joshua Fabridge, me një eksperiencë të spikatur në veprimtarinë e kësaj fushe. Sipas DPT, OJF-të trajnohen nga ekspertë për pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. “Udhëheqësi i trajnimit ka qenë eksperti britanik z.Joshua Fabridge, me një eksperiencë të spikatur në veprimtarinë e kësaj fushe. Gjatë trajnimit pjesëmarrësit patën mundësinë të njiheshin me mënyrat se si OJF-të mund të bëhen viktima të këtyre fenomeneve, mënyrat se si mund t’i parandalojnë ato, si dhe të njiheshin me të gjithë kuadrin ligjor të vënë në dispozicion nga qeveria shqiptare për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terroristëve. Në jo pak raste OJF-të shqiptare janë cilësuar si jo-ekzistente dhe pa asnjë kontribut në shoqërinë civile, mirëpo statusi i krijimit të tyre u jep mundësinë të qarkullojnë shuma të mëdha parash, në emër të aktiviteteve dhe fushatave bamirëse, që shpeshherë nuk vihen në jetë, por përdoren si justifikim për pastrimin e parave dhe financimin e aktiviteteve të paligjshme”, thuhet në njoftim. Po ashtu, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve theksoi se inspektorët e kontrollit tatimor gjithashtu janë trajnuar mbi Udhëzimin: “Për mbikëqyrjen e organizatave jofitimprurëse në funksion të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”. Ata kanë ofruar të gjithë mbështetjen dhe asistencën e nevojshme për të ndjekur procedurat dhe praktikat e duhura si nga ana ligjore ashtu edhe tatimore për organizatat e OJF-ve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here