Google search engine
Home Sport Skandali me himnin shqiptar në Paris, zbuloni çfarë rrezikon Federata Franceze e...

Skandali me himnin shqiptar në Paris, zbuloni çfarë rrezikon Federata Franceze e Futbollit

0
329

Skandali me himnin para fillimit të ndeshjes Francë-Shqipëri pritet të kalojë vetëm me një gjobë nga UEFA.Në bazë të rregullores për raste të tilla, Federata e Futbollit të Francës pritet të ndëshkohet nga 5 deri në 10 mijë euro gjobë, për shkak të mangësive në organizimin e ndeshjes ndërkombëtare, të vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020. Takimi i luajtur në “Stade de France” në Paris nisi me 6 minuta vonesë, pasi në vend që të ekzekutohej himni i Shqipërisë, u vendos për pak çaste ai i Andorrës. Kombëtarja nuk pranoi ta niste lojën derisa të ekzekutohej himni shqiptar. Gafa vazhdoi edhe me spikerin nga fonia e stadiumit, i cili kërkoi ndjesë për Armeninë dhe jo Shqipërinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here