Forcat e Armatosura kanë shmangur një tragjedi në Manati të Lezhës. Xhenierët kanë larguar nga zona e banuar 74 predha të kalibrit 150 mm, secila me peshë rreth 50 kg, sipas vlerësimeve paraprake, të Luftës së Dytë Botërore.Lajmi është bërë i ditur nga vetë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Arsenali i predhave u zhvendos për t’u asgjësuar në një poligon të posaçëm, ndërkohë që, prej fillimit të vitit, xhenierët e FA kanë kryer 75 operacione në të gjithë vendin, duke asgjësuar rreth 16 ton municione të rrezikshme.