Google search engine
Home Aktualitet Bindja Demokratike zyrtarisht në zgjedhje, kush është kandidati artist që do të...

Bindja Demokratike zyrtarisht në zgjedhje, kush është kandidati artist që do të sfidojë Erion Veliajn (EMRI)

0
449

Partia e re e Astrit Patozit, Bindja Demokratike i ka ndezur motorët e fushatës zgjedhore. Teksa mbrëmjen e djeshme u mbyll edhe afati zyrtar i KQZ për regjistrimin në zgjedhje, u zbardh edhe lista e 25 kandidatëve të BD.

Në sy ra kandidati që do të garojë për bashkinë më të madhe, atë të Tiranës. Përballë Erion Veliajt, Patozi ka vënë muzikantin e njohur Arben Skënderin.

Skënderi, ka qenë më herët në listën e Bashës për Këshillin Kombëtar të PD, por nuk pranoi të garonte duke i cilësuar zgjedhjet si farsë.

Tashmë Skënderi është pozicionuar qartë te Bindja Demokratike dhe synon të mposhtë kryebashkiakun aktual të Tiranës Erion Veliajn.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here