Përfaqësuesje e Partisë Bundja Demokratike, Valbona Mezini foli për arsyen e formimit të kësaj partie si edhe për atë çfarë ofron ky projekt i ri politik.
Mezini tha se kemi bërë dallimin e madh për të artikuluar gjithmonë interesin publik. Sipas saj, Bindja Demokratike është një grup idesh më një qëllim të përbashkët që formon një projekt të përbashkët ku i jepet fund korrupsionit, abuzimit, manipulimeve.
“Vijmë për ti dhënë fund partitokracisë në Shqipëri, sepse në vend ka parti që janë vënë në shërbim të interesit familjarë dhe të interesit politik. Thelbi i asaj çfarë do të kërkojmë ne është Reforma në Drejtësi dhe zbatimi i saktë i saj. Ne e kemi marr përsipër këtë rrisk dhe besoj se qytetarët do të na mbështesin pasi janë të pafundme edhe mesazhet inkurajuese. Distancimi nga Partia Demokratike është bërë për të ndërtuar një sistem demokratik për të siguruar një të ardhme më të mire”.