Rudina Hajdari i jep goditjen e fortë Bashës e Berishës, zbulon vendimin e grupit të ri të demokratëve: Nuk do e lemë vendin bosh!

0
366

Rudina Hajdari e zgjedhur sot si kryetare e Grupit të ri Parlamentar të demokratëve në Parlament. Hajdari ka deklaruar se ajo si përfaqësues e opozitës në Kuvend, ishte kundër bojkotimit të zgjedhjeve të 30 qershorit.

Hajdari ka thënë se edhe pse koha nuk është në favorin e tyre, ajo është shprehur se do të behën përpjekje për të mos e lënë vendin bosh në zgjedhje.

Pjesë nga fjala e Rudina Hajdarit:

Ne jemi këtu se ndajmë një vizion të përbashkët për zgjidhjen e krizës politike. Demokratët në këtë grup janë përfaqësues të denjë të grupit të PD dhe demokratëve në gjithë vendin, ndaj jam e nderuar që i përfaqësoj ata sot. Unë do të kem një miniplatformë për synimet e objektive tona si grup parlamentar. Ne do përfaqësojmë demokratët që nuk kanë qenë dakord me dorëzimin e mandateve, ata demokratë që duan që ne ti përfaqësojmë në Kuvend, përpos denoncimeve të aferave dhe skandaleve të qeverisë dhe maxhorancës do bëjmë edhe një platformë për vizionin e Shqipërisë së nesërme: Reforma zgjedhore dhe ndryshimi i sistemit.

Kuvendi të reformojë sistemin e kalbur politik, shumë shpejt do paraqesim projektin tonë të detajuar për këtë platformë dhe do ti japim fund partitokracisë në vend dhe jemi të hapur.

Mbështesim reformën në drejtësi dhe integrimin e Shqipërisë. Vë theksin se ky grup ka bindje e fortë kundër ndryshimeve të bëra në 2008 që e çoi vendin drejt shkatërrimit, brenda të PD por edhe degradim të institucioneve dhe demokracisë në vend

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here