Supergrabitja e inskenuar si nëpër filma, shoqata e Bankave reagon ashpër dhe tregon përgjegjësit: Përtej imagjinatës

0
307

Shoqata e Bankave ka dënuar grabitjen e 10 milionë eurove mesditën e së martës në aeroportin e Rinasit.

Kreu i shoqatës së Bankave, Spiro Brumbulli tha se ngjarja është tepër e rëndë dhe përtej imagjinatës.

Ai shtoi se përgjegjësia i takon aeroportit të Rinasit pasi sipas tij hyrja me makinë deri tek avioni tregon se masat lënë për të dëshiruar.

Spiro Brumbulli: “Ngjarja e djeshme është shumë e rëndë  dhe përtej imagjinatës, pasi ngjarja ka ndodhur në avion. Vjedhja ka ndodhur në zonë sigurie.

Kjo vë në pikëpyetje sigurinë e qytetarëve. Nëse do mbyllet edhe ky rast si më parë do shtoj përsëritjen e ngjarjeve të tilla.

Duhet vëmendje për sigurinë. Si Shoqatë e Bankave e dënojmë një ngjarje të tillë. Ne kemi transportuar paratë dhe ngjarja ka ndodhur në avion. Në gjykimin tim përgjegjësia është e aeroportit pasi hyrja me makinë deri tek avioni tregon se masat lënë për të dëshiruar. Bankat kanë të siguruar të gjithë vlerën monetare.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here