Klodiana Lala nxjerr të tjera detaja për grabitjen spektakolare, autorët nuk e realizuan të gjithë planin, në avion ishin paratë e 4 bankave

0
437

Zbardhen detaje të reja lidhur me shumë e grabitur dje në avionin e linjës Tiranë-Vjenë në pistën e aeroportit të Rinasit.

Gazetarja Klodiana Lala tha në ‘news 24’ se me avion do të transportoheshin paratë e katër bankave të nivelit të dytë dhe shuma e tyre, ende e pakonfirmuar, shkon nga 10-12 milionë euro.

Megjithatë, gazetarja sqaroi se autorët nuk i kanë marrë të gjitha çantat me para dhe flitet për një shumë prej 10 mln eurosh, edhe kjo shumë ende e pakonfirmuar zyrtarisht.

Vjedhja spektakolare ka ndodhur brenda një harku kohor prej 3-4 minutash, ku tre autorët të armatosur dhe të maskuar kishin organizuar planin e tyre deri në detaje.

Grabitësit kanë hyrë nga një portë në fund të aeroportit ku qëndron zakonisht shërbimi zjarrfikës.

Autorët kanë pasur informacion të detajuar për lëvizjen e vlerave monetare si dhe për oraret. Nga ndjekja e policisë, mbeti i vrarë njëri prej grabitësve dhe deri tani ka dyshime të forta se kemi të bëjmë me Admir Muratajn, një person i shumëkërkuar edhe për grabitje të tjera të bujshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here