Pas kritikave të shumta, Rudina Hajdari plas ‘bombën’ për PD: Islamin e Xhuvelin i bëtë aleatë, ndërsa…

0
425

Dje, deputetja Rudina Hajdari kërkoi në nisje të fjalës së saj në Kuvend një minutë heshtje për 4 dëshmorët e 2 prillit, por kërkesa e saj ndaj kryeparlamentarit Gramoz Ruçi u kritikua në masë.

Deputetja Hajdari ka reaguar sot, duke theksuar se Ruçi ka 28 vjet që është pjesë e politikës, ndërsa kujton edhe rastet e Islamit dhe Lefter Xhuvelit.

“Të kërkosh nderim zyrtar me heshtje në Kuvend për Martirët e Demokracisë nuk është fyerje, por akt dinjitoz për ata që besojnë në vlerat demokratike.

Ata që bëjnë sikur e duan shumë të djathtën duhet të kenë parasysh se me Gramoz Ruçin dhe partinë e tij kanë 28 vjet që bëjnë politikë.

Mos të harrojnë historinë se Z. Islami që ishte Kryetar i Kuvendit Komunist e kanë bërë pjesë të grupit parlamentar ndërsa me Lufter Xhuvelin kanë mbajtur koalicion.

Drejtësi duhet të bëhet për Martirët e Demokracisë ashtu siç edhe për dhjetëra raste të rënda në Shqipëri të cilat kanë mbetur si gjurma në akull si shkak i politikës 28 vjeçare..!”, shkruan Hajdari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here