Google search engine
Home Aktualitet Jepet vendimi për dy protestuesit e Astirit/ Reagon ish-deputeti: Presion qytetar, 20...

Jepet vendimi për dy protestuesit e Astirit/ Reagon ish-deputeti: Presion qytetar, 20 minuta duhen për të…

0
359

Gjykata e Apelit ka lënë në burg dy protestuesit e Astirit Mariglen Doci dhe Dorjan Protoduarin.

Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu i cili ka mbështetur që në fillim protestën e banorëve të Astirit, është shprehur se tashmë gjykatat janë kthyer në qesharake dhe politike.

“Edi Rama me banditët e tij kërkon ti bëjë presion qytetarëve.Nuk ka ngelur asgjë tjetër vetëm të shohim Ramën e të vijë t’i japë vetë ato vendime. Shkodra jeton në terrorin e bandave të cilët janë të lirë, Vlora është kthyer në Palermon e 90 e këta merren me protestuesit”.

Më tej, Balliu theksoi se arrestimi i protestuesve është bërë në kundërshtim me ligjin, pasi sipas tij nuk ka pasur akte dhune.

Ish-deputeti Balliu u shpreh se nëse do të kishin si qëllim të marrin parlamentin, këtë do të mund ta kishin bërë për 20 minuta.

“Më thoni në çfarë vendi tjetër të botës arrestohen protestues kur nuk ka asnjë xham të thyer, asnjë polic të lënduar. Nuk kishte akte dhune, se po të donim të merrnim parlamentin, me gjithë atë turmë njerëzish do duheshin vetëm 20 minuta. Nuk ka rrugë tjetër veç largimi i Edi Ramës”-tha Klevis Balliu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here