Një tjetër kandidat nga radhët e PD ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit, duke i hapur kështu rrugë marrjes së mandatit.
Lefter Maliqime Partinë Demokratike në Berat, ndërsa një vit më parë u emërua nga mazhoranca si zv.Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.
Edhe pse Maliqi nuk e ka pranuar më parë se do ta marrë mandatin, me vendimin e sotëm ai vijon kundërshtitë ndaj lidershipit të Bashës.
Gjatë fushatës së vitit 2017, ai deklaroi mbështetjen për Partinë Socialiste, pavarësisht se figuronte i treti në listën e PD-së.
Maliqi bëhet kështu i pari kandidat nga selia blu që kërkon mandatin e deputetit.
Më herët Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari nuk pranuan dorëzimin e mandateve, ndërsa nga radhët e LSI janë së paku pesë emra që nuk i binden vendimit të partisë në fjalë.









































