Google search engine
Home Aktualitet Skenarët destabilizues të PD-LSI alarmojnë Brukselin dhe OKB, kreu i PE: Opozita...

Skenarët destabilizues të PD-LSI alarmojnë Brukselin dhe OKB, kreu i PE: Opozita luftë civile me qeverinë, ndikim rus në prapavijë

0
531
Member of the European People's Party Antonio Tajani delivers a speech during a session marking the election of the new President of the European Parliament in Strasbourg, eastern France, on January 17, 2016. The European Parliament elects a new president today in a vote that promises to be stormy after a coalition aimed at keeping eurosceptics out of power broke down / AFP / FREDERICK FLORIN (Photo credit should read FREDERICK FLORIN/AFP/Getty Images)

Skenarët destabilizues të opozitës kanë alarmuar ndërkombëtarët. Dhuna para Kryeministrisë dhe Parlamentit, por dhe djegia e mandateve po përcjell një shije shumë të keqe te shtetet partnere. Madje përplasjet politike në vendin tonë janë bërë dhe objekt diskutimi mes kreut të Parlamentit Europian Antonio Tajani dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres. Tajani dhe Guterres zhvilluan dje një takim mes tyre, me në fokus situatën në Ballkan, ku nuk ka mbetur pa u diskutuar djegia e mandateve të opozitës dhe sulmet e saj ndaj institucioneve. “Kemi folur për situatën në Shqipëri, sepse është një situate shumë e vështirë. Kjo “lufte civile” mes qeverisë dhe opozitës, është shumë e rrezikshme për stabilitetin”, tha Tajani në konferencën që mbajti për mediat. Ai tregoi gjithashtu se në fokus të bisedës së tyre ishte dhe ndikimi i agjenturave të huaja në shtetet e Ballkanit, përfshirë dhe Shqipërinë. Ashtu si shumë zyrtarë ndërkombëtarë, edhe ai ka dhënë alarmin për shtrirjen e ndikimit rus në Ballkan. “Ballkani është një prioriet për ne dhe na duhet stabilitet. Stabiliteti i Ballkanit është dhe stabilitetit i Europës. Në Ballkan ne duhet të punojmë për një kontroll te investimeve qe vijnë nga jashtë. Ka shumë interesa të ndryshme, jo vetëm Europiane, por edhe ruse, arabe por edhe turke. Kjo është një lojë e vështirë, por duhet te jemi aktiv dhe të kujdesshëm dhe të bëjmë me shume si Europë në Ballkan”, tha ai. Pak ditë më parë ishte ish-nënkryetari i FBI, ai i cili akuzoi drejtpërdrejt Sali Berishën si të lidhur me rusët të njëjtën gjë ka bërë dhe Fleckenstein. Po ashtu, gazeta ka thënë se është Moska pas skenarëve detsabilizues. Ndërsa deklarata e Tajanit dje tregon qartë se po fryn era ruse mbi opozitën shqiptare. Por ajo që e bën shumë të rëndë situatën është se Parlamenti Europian ka vënë në lëvizje dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Tajani ndodhet prej disa ditësh në SHBA dhe Ballkani është bërë kryeqendra e diskutimeve atje, pasi kemi krizë politike në Bullgari, Serbi Mal të Zi e Shqipëri. Por fakti që Tajani foli për luftë civile, tregon imazhin e qartë që kanë përçuar sulmet e opozitës ndaj institucioneve ndërkombëtare.

Skenarët rusë

Gazeta ishte e para që deklaroi se pas skenave destabilizues të opozitës fshihet Moska. Reforma në drejtësi në vendin tonë po afron dhe po ashtu dhe hapja e negociatave në qershor ishte gati. Por hapja e negociatave do të thotë se shteti i fundit me dalje në Adriatik bëhet pjesë e BE dhe kjo nuk i intereson aspak Moskës. Një gjë të tillë e deklaroi pak ditë më parë dhe ish-nënkryetari i FBI. Shqipëria ka kaluar me dhjetra kriza politike. Në 1998 madje u tentua grusht shteti dhe situata u zgjidh pa djegur mandatet. Por fakti që këtë herë ka djegie mandatesh dhe po sulmohen institucionet, dyshimet e shumë ekspertëve ndërkombëtarë janë se kemi skenar rus. Deri më tani Berisha është akuzuar shumë herë që fshihet pas Moskës, ndërsa po ashtu dhe LSI e Ilir Metës ka pasur kontakte me ta. Lobimet që PD e LSI bënin në SHBA ishin me financa ruse dhe kjo tregon qartë lidhjet e tyre. Madje avokat Spartak Ngjela ka thënë se dhe çadra që u krijua në vitin 2017 ishte e inspiruar nga Moska dhe kjo ishte arsyeja që Brian Yee erdhi në Tiranë dhe detyroi Bashën të futej në zgjedhje.

Kliti Topalli

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here